Kandidati për deputet nga PDK, Arben Gega, përmes një video thotë se Kosova ka nevojë që lidhen me punën e jo karrigen, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se është gati për punë dhe përgjegjësi.

“Politika nuk duhet të jetë karrierë e përjetshme, pra s’mund të jesh gjithomë aty e të vazhdosh të premtosh. Për mua mandati i deputetit është totalisht një detyrë për të shërbyer. Hyj në Kuvend me objektiva konkrete dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Kosova ka nevojë për njerëz që nuk lidhen me karrigen, por me punën dhe përgjegjësinë. Unë kam profesionin dhe jetën time edhe jashtë politikës dhe pikërisht kjo më jep lirinë për të folur dhe vepruar drejt”, ka thënë ai.

Reklamë