Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Arben Gega, ka thënë se zhvillimi lokal do të jetë një nga prioritetet e tij po qe se zgjidhet deputet në Kuvend.
Gega ka deklaruar se një shtet i fortë nuk ndërtohet vetëm në Prishtinë.
“Ndërtohet në çdo fshat, lagje e qytet që pret zhvillim dhe investime. Zhvillimi lokal do të jetë një nga prioritetet e mia në Kuvend”, ka deklaruar Gega.