Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë në konferencë se procesi po vazhdon i qetë.
Ai bëri të ditur se deri në orën 15:00, numri i qytetarëve që kanë votuar është 445 mijë e 622 votues apo 22.74%, shkruan Reporteri.net.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga mbi 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 445 mijë e 622 votues apo 22,74% nga 1 milionë e 959 mijë e 962 votues”, tha ai.
Radoniqi krahasoi daljen në votime me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, kur pjesëmarrja kishte qenë më e lartë në të njëjtën kohë.
“Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, kishin votuar 29.29% apo 585 mijë e 635 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues”, tha ai.
/Reporteri.net/