×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 11:45

    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e dytë të KQZ-së, ka thënë se procesi po vazhdon pa probleme.

    Ai bëri të ditur se deri në orën 11:00, numri i qytetarëve që kanë votuar  është 162,439 votues apo 8.29%.

    Ai shtoi se në të njëjtën periudhë kohore, në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, dalja në votime ka qenë pothuajse e njëjtë, me 2 mijë e 965 votues më shumë në zgjedhjet e dhjetorit.

    Radoniqi tha se deri në të njëjtën kohë, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025, kishin votuar 8.27 përqind, apo 165 mijë e 404 votues. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!