Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot.

Nga të dhënat e fundit, KQZ bën të ditur se deri në orën 17:00, kanë votuar rreth 28.21, shkruan Reporteri.net.

Ndryshe, kanë votuar 552,949 e qytetarë.

Reklamë

Bëhet fjalë për pjesëmarrje më të ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara të 28 dhjetorit, që deri në ora 17:00 kishin votuar 38,63%, tani janë rreth 10% më pak qytetarë të kanë votuar.