×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Ku e kur do të votojnë sot liderët institucionalë dhe partiakë të Kosovës

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 7:36

    Liderët institucionalë dhe ata politikë të Kosovës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme nacionale.

    U.d. e Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, do të votojë në orën 10:30 në SHFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të votojë në orën 09:30 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

    Kandidatja e LDK-së për Presidente dhe ish kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, do të votojë në orën 09:30 në SHFMU “Shkëndija” në Hajvali.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, do të votojë në në Shkollën Fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, në orën 10:00.

    Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të votojë në orën 10:30 në Shkollën Fillore “Faik Konica”.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, do të votojë në Gjakovë, në shkollën “Fehmi Agani”, në orën 10:00.

    Kryetari i Nderit i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të votojë në Gllogjan, në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”, në orën 09:00.

    Ndërkaq, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca do të votojë në orën 11:00 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

    Kryetari i KQZ_së, Kreshnik Radoniqi voton në orën 7 në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!