Kandidati i LDK-së për deputet Blerim Kuçi ka falënderuar qytetarët e Therandës për mbështetjen, duke thënë se ky qytet e do ndryshimin dhe fitoren, shkruan Reporteri.net.
“Ky nuk ishte vetëm një tubim elektoral, ishte dëshmia se kur bashkohemi rreth vlerave dhe vizionit të përbashkët, asgjë nuk na ndal”, ka shkruar ai.
Postimi i tij:
Theranda nuk pyet më nëse vjen ndryshimi, Theranda e sjell ndryshimin.
Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” u mbush me energji, me shpresë dhe me vendosmëri për ndryshim.
Faleminderit nga zemra çdo qytetari të Therandës që erdhi, që besoi, që u bë pjesë e këtij momenti historik. Ky nuk ishte vetëm një tubim elektoral, ishte dëshmia se kur bashkohemi rreth vlerave dhe vizionit të përbashkët, asgjë nuk na ndal.
Mesazhi është i qartë: Theranda e do ndryshimin. Theranda e do fitoren.
Ky është vetëm fillimi. Me ju së bashku, ne do ta kthejmë shpresën në vepra dhe programin tonë në realitet.
Të gjithë bashkë drejt fitores për një Kosovë më të fortë. ✌️
BASHKOHU!?