Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila garoi në koalicion me VV’në e shfrytëzoi festën e kësaj partie për t’i goditur “partitë opozitare”, shkruan Reporteri.net.

Ajo e pranoi se kanë dashur më shumë vota, por prapë tha se qëndrojnë larg nga partia e dytë.

“E di se krejt kemi dashtë pak ma shumë, por 50% prapë me u ba është shumë.  I dyti pas neve është ma pak se gjysa”, tha Kusari-Lila.

Reklamë

Më pas u mor me secilën parti.

Për PDK’në tha se duhet të pyetet se ku u mbetën rreth 50 mijë vota.

“I kom dëgju sonte deklaratat e partive tjera kur folshin për do vota mangu..Partia e dytë që tha tha që na kemi ba dicka jo mirë….Ata duhet me i pyet ku ju kanë shku edhe atyne 50 mijë vota që i kanë humb”, tha Kusari-Lila.

Për deklaratën e LDK’së se kanë rritjen më të madhe, Kusari-Lila tha se janë 6 mijë vota më pak.

“E treta tha e kemi pas rritjen ma të madhe në zgjedhje. 6 mijë vota janë më pak”, shtoi ajo.

Reklamë

Në fund për AAK’në e Ardian Gjinit, ajo tha se s’ka fituar as në Gjakovë.

“Edhe e katërta qaty diku. Drejtuesi i të katërtës, në komunën e vetë e ka fitu vec 1/4, e ajo komunë është Gjakova”, tha Kusari-Lila./Reporteri.net