×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Ky është numri qytetarëve që kanë votuar në Prishtinë deri më tani

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 13:01

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë vazhdimit përditësimin e daljes në votime të qytetarëve për zgjedhjet e sotme parlamentare.

    Sipas KQZ-së deri më tani kanë votuar 8,48 përqind e qytetarëve, apo 166,272 votues. Komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime deri më tani janë ato në veri të vendit.

    Ndërsa në Komunën e Prishtinës, deri në ora 11:00 kanë votuar 11,37%, apo 24,966 qytetarë.

    Kjo përqindje është pak më e lartë se ajo në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku në Prishtinë deri në këtë kohë, kishin votuar 10,90% e qytetarëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Procesi deri më tani është zhvilluar pa ndonjë incident. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!