×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Mbi 140 mijë qytetarë më pak votuan deri në orën 15:00, krahasuar me dhjetor

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 15:50

    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e tretë për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, numri i qytetarëve që kanë votuar është 445 mijë e 622 votues apo 22.74%, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur se deri në të njejtën kohë në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishin votuar 29.29% apo  585 mijë e 635 votues.

    Pra, janë saktësisht 140 mijë e 13 qytetarë më pak që kanë votuar në këto zgjedhje deri në ora 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!