×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Zgjedhjet

    Mbi 20% e votave të numëruara: Këta janë kandidatët më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

    Reporteri
    09 Qershor 2026 | 10:52

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 20,54% e votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

    Të dhënat janë nga 513 vendvotime prej 2,498 sa janë në total.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje prin Albin Kurti me 43,794 Vota, pas tij, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla Schwarz.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza deri tani ka marrë 21,291 Vota, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

    Vjosa Osmani si prijëse e listës së LDK-së, aktualisht është e para me 13,947 Vota. Pas saj, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini është i pari me 7,741 Vota, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!