×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Mbi 22% e votave të numëruara: Kaq ka marrë djali i ish-presidentit Rugova – kjo është pesëshja më e votuar e LDK-së

    Reporteri
    09 Qershor 2026 | 11:46

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 22.10% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë. Kur janë numëruar 535 vendvotime, djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova deri tani ka marrë 6 mijë e 433 vota.

    Si prijëse e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani qëndron e para me 15,089 Vota.

    Pas saj është Lumir Abdixhiku me 13,667 Vota, ndërsa në vend të tretë është Doarsa Kica-Xhelili me 10,858 Vota.

    Hykmete Bajrami deri tani numëron 8,362, ndërsa Avdullah Hoti në vend të pestë me 7,640 Vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!