Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.
Deri në orën 20:34 janë përpunuar 411,190 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 20.98 për qind të totalit të votave. Ndërkohë, janë procesuar 1,539 vendvotime nga 2,498 gjithsej, apo 61.61 për qind e tyre.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 42.79 për qind të votave, respektivisht 168,675 vota.
Pas saj renditen:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.97% ose 86,590 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.98% ose 70,890 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7.82% ose 30,822 vota
Srpska Lista – 4.67% ose 18,419 vota.
