×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / KQZ

    Mbi 708 mijë qytetarë votuan sot, KQZ publikon të dhënat e fundit

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 19:31

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 19:24 janë përpunuar të dhënat nga 2 mijë e 446 vendvotime, apo 97.92 për qind e totalit të tyre.

    Sipas të dhënave të publikuara, nga 1 milion e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 708 mijë e 45 persona, që përbën një pjesëmarrje prej 36.13 për qind.

    Në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur pjesëmarrja ishte 44.99 për qind, këtë herë dalja në votime rezulton dukshëm më e ulët.

    Deri në këtë përditësim, kanë mbetur pa u procesuar të dhënat nga 52 vendvotime, ndërsa përqindja e pjesëmarrjes mund të pësojë ndryshime të vogla pas përfundimit të numërimit të plotë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!