×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Mos hesht! Raporto në Reporteri.net për parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 11:56

    Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në ora 07:00 dhe vendvotimet do të jenë të hapura deri në 19:00.

    Gjatë gjithë ditës së votimit, gazeta online Reporteri.net i fton qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo shkelje eventuale që mund të vërejnë gjatë procesit zgjedhor të 7 Qershorit, përmes platformës “Raporto”, e cila funksionon në kuadër të mediumit.

    Raportimet apo denoncimet mund të bëhen duke dërguar foto, video apo edhe vetëm informata të shkruara, në varësi të rastit dhe mundësive të raportuesit. Po ashtu, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin nëse dëshirojnë të ndajnë me ne të dhënat e tyre personale apo të raportojnë në mënyrë anonime, përfshirë edhe përdorimin e një nofke.

    Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor mund t’i raportoni duke klikuar në linkun: www.reporteri.net/raporto/

    Katër fushat e para të platformës – Emri, Numri i Telefonit, Email-i dhe Ngarkimi i Dokumenteve – janë opsionale. Qytetarët mund t’i lënë ato të zbrazëta nëse nuk ndihen të sigurt t’i ndajnë këto të dhëna. Megjithatë, plotësimi i tyre preferohet, pasi ndihmon në verifikimin më të saktë të rasteve të raportuara.

    Reporteri.net garanton se të gjitha të dhënat e ndara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, do të mbesin anonime dhe nuk do të ndahen me asnjë palë të tretë. Platforma “Raporto” synon të ofrojë një hapësirë të sigurt për denoncimin e parregullsive dhe keqpërdorimeve, duke garantuar mbrojtjen e burimeve dhe privatësisë së raportuesve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!