Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, i cili në listën e kësaj partie garon me numrin 34, ka falënderuar qytetarët e Rahovecit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në tubimin e mbajtur mbrëmë në këtë qytet.
Hasanpapaj përmes një postimi në “Facebook”, ka vlerësuar atmosferën dhe entuziazmin e qytetarëve, duke thënë se tubimi në Rahovec ishte një dëshmi e besimit dhe shpresës për ndryshim.
“Në qytetin e vreshtave, sot korrëm besim, shpresë dhe entuziazëm. Rahovec, faleminderit për pritjen madhështore!”, ka deklaruar Hasanpapaj.
Tubimi në Rahovec ishte një nga ndalesat e radhës të Hasanpapajt në kuadër të aktiviteteve elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.