×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Shtime

    Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në emër të gruas, policia jep detaje

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 13:18

    Një qytetar në një shkollë të Shtimes ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij.

    Për këtë ngjarje është informuar policia, e cila ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka dhënë detaje për rastin.

    “Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues’, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!