Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, ku deri në orën 20:14 janë përpunuar 246,360 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 12.57 për qind të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare, janë procesuar 1,005 vendvotime nga 2,498 gjithsej, apo 40.23 për qind e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të prijë me 41.24 për qind të votave, respektivisht 97,017 vota.
Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.93% ose 51,584 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18.08% ose 42,548 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8.31% ose 19,549 vota.
/Reporteri.net/
