Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për komunën e Shtime, ku janë procesuar të gjitha 33 vendvotimet, apo 100 për qind e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 26,853 vota gjithsej, janë përpunuar 11,003 vota, që përbën 40.97 për qind të trupit votues.
Në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë bindshëm e para me 49.21 për qind ose 5,224 vota.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 30.69 për qind (3,258 vota), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 15.12 për qind (1,605 vota).
Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.87 për qind (198 vota).
Në krye të kësaj komune është kryetari nga Lëvizja Vetëvendosje, Qemajl Aliu.
