Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës.

Deri në orën 20:54  janë procesuar 2,026 nga 2,498 vendvotime, apo 81.10 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të kryesojë me 43.63 për qind të votave, që përkthehet në 239,642 vota.

Reklamë

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.77 për qind ose 119,546 vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.01 për qind ose 98,886 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7.43 për qind të votave (40,827), ndërsa Srpska Lista 4.44 për qind (24,384).

 

Reklamë