Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme.

Deri në orën 20:29 janë përpunuar 357,758 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 18.25 për qind të totalit të votave. Ndërkohë, janë procesuar 1,372 vendvotime nga 2,498 gjithsej, apo 54.92 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 42.27 për qind të votave, respektivisht 145,002 vota.

Reklamë

Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22.01% ose 75,492 vota; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18.26% ose 62,649 vota; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8.00% ose 27,442 vota dhe Srpska Lista – 4.64% ose 15,925 vota.