×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Numërohen rreth 7% e votave, ky është rezultati

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 19:55

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare pas nisjes së numërimit të votave në zgjedhjet e së dielës.

    Sipas përditësimit të orës 19:44, janë përpunuar 28 mijë e 015 vota, ndërsa janë procesuar 173 nga 2,498 vendvotime, apo 6.93 për qind e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Bazuar në rezultatet e deritanishme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 9,693 vota apo 36.22 për qind.

    Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 5,845 vota apo 21.84 për qind, dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 4,352 vota apo 16.26 për qind.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet aktualisht e katërta, me 2,697 vota apo 19.08  për qind.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!