×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Përfundon numërimi në Klinë: Rezultat i ngushtë, VV mban epërsinë minimale

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 21:42

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për komunën e Klinës, ku janë procesuar të gjitha 62 vendvotimet, apo 100 për qind e tyre.

    Sipas të dhënave zyrtare, nga 49,457 vota gjithsej, janë përpunuar 13,252 vota në këtë përditësim, që përbën 26.79 për qind të totalit.

    Në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 26.37 për qind ose 3,376 vota, duke mbajtur epërsinë e lehtë.

    Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.39 për qind (3,250 vota), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 24.77 për qind (3,171 vota), parti që udhëheq me këtë komunë ka da;ë e treta, duke e bërë garën shumë të ngushtë mes tre subjekteve kryesore.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18.25 për qind të votave, respektivisht 2,336 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!