×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / KQZ

    Përfundon votimi në shumicën e përfaqësive diplomatike, votuan mbi 80% e të regjistruarve

    Reporteri
    06 Qershor 2026 | 21:01

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka bërë të ditur se procesi i votimit në shumicën e përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës ka përfunduar.

    KQZ njofton se deri në orën 20:00, votimi është përmbyllur në 26 nga 30 përfaqësitë diplomatike. Ndërkaq, në orën 01:00 të ditës së diel, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë e tjera, në SHBA dhe Kanada.

    Sipas KQZ-së, deri në orën 19:00 votuan 80.85% e votuesve të regjistruar.

    Sipas të dhënave nga 26 përfaqësitë diplomatike ku është mbyllur votimi, si dhe nga të dhënat deri në orën 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 22,414 votues apo 80.85%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!