Dy kryetarët e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, janë parë duke hyrë në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

Gërvalla e ka cilësuar rezultatin e sotëm si “fitore fantastike”.

“Fitore fantastike, për të tretën herë me radhë, tre herë kemi fituar një fitore bindëse, qytetari i Kosovës e dha mesazhin”, ka deklaruar Gërvalla.

Reklamë

Deri tani, KQZ ka procesuar rezultatet nga numërimi i mbi 80% e votave.

VV renditet e para me 43.72%, PDK me 21.74%, LDK 18.06% dhe AAK 7.39%./Reporteri.net