×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Të dhënat e fundit për Prishtinën, kjo është përqindja e qytetarëve që kanë votuar në kryeqytet

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 17:47

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat specifike për komunën e Prishtinës, duke treguar një trend më të lartë të pjesëmarrjes në votime krahasuar me mesataren e përgjithshme në nivel vendi.

    Sipas të dhënave të sistemit zyrtar të përditësuara në orën 17:39, dalja e votuesve në kryeqytet ka arritur në 36.72%.

    Deri në këtë fashë orari, në komunën e Prishtinës kanë votuar gjithsej 80,660 qytetarë nga 219,654 sa janë gjithsej në listën e votuesve me të drejtë vote në këtë komunë.

    Në këto statistika të paraqitura nga platforma e KQZ-së për vendvotimet e rregullta nuk përfshihen votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta si dhe votat e dërguara përmes postës nga diaspora.

    Qendrat e votimit në Prishtinë, sikurse në tërë Kosovën, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!