×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Votimi në fshatin e Kadri Veselit, drejtori i qendrës: Vërehet rënie e numrit të votuesve

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 15:24

    Në fshatin Broboniq të Mitrovicës që është vendi ku ka lindur ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli në qendrën e votimit “Sylejman Vokshi” po zhvillohet një proces i qetë i votimit.

    Drejtori i qendrës, Naser Ademi tha se deri në orën 13:00 kanë votuar 188 qytetarë.

    “Procesi zgjedhor sot në këto zgjedhje ka shkuar shumë mirë, ka filluar me kohë dhe nuk kemi asnjë telashe. Numri i votuesve nuk është aq i madh është solid. 935 është numri i qytetarëve me të drejtë vote, deri në orën 13:00 kanë votuar 188 votues. Vërehet një rënie e vogël e numrit të votuesve deri në këtë kohë”, ka deklaruar Ademi për KlanKosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!