Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Kurti para mediave u bëri thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, e diel me diell. Ftoj qytetarët që paraprakisht ta kontrollojnë vendvotimin dhe kur ta verifikojnë të nisen për të votuar.

Reklamë

Sot vendosin ata që votojnë, prandaj u bëj thirrje qytetarëve që ta përdorin mundësinë qytetare që të përcaktohen për përbërjen e ardhshme parlamentare”, tha Kurti. /Reporteri.net/