Kryeministri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media sot.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet në ora 16:00.
Kurti sot gjatë ditës nuk pranoi të deklarohej rreth zhvillimeve të fundit politike dhe dekretit të presidentes Osmani për shpërndarje të Kuvendit. Ai tha se deklarimet do t’i bëjë më vonë.
Osmani sot mbajti konsultime me partitë politike për datën e zgjedhjeve. Në këto konsultime nuk mori pjesë VV-ja. Ata kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Kushtetuese dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.
Osmani sot në një konferencë për media, ka thënë se dështimi i të enjtes mbrëma i deputetëve të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ka shtyrë Kosovën në zgjedhje të reja.
Osmani tha se fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë ditët që i kishte në dispozicion, nuk e ndryshon Kushtetutën.
Ajo u shpreh se vendin në këtë situatë e sollën “njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, shkruan gazeta online Reporteri.net“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. Alternativa pra, zvarritjet do të krijonin situata shumë më të rrezikshme. Paqartësi kushtetuese, një proces i zvarritu pafund, siç e kemi parë në tërësi edhe vitin e kaluar dhe një shtet që tenton ta relativizojë edhe vet Kushtetutën e tij.
Shteti mbahet në këmbë nga një parim i vetëm: Ligji e Kushtetuta mbi të gjithë. Sot po përmbush një detyrim të qartë kushtetues dhe po ua rikthej fjalën atyre që në demokraci e kanë fjalën e fundit, qytetarit të Republikës”, tha Osmani./Reporteri.net/