×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarret në Kosovë, FSK-ja angazhohet në shuarjen e tyre

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 16:34

    Për shkak të thatësisë dhe temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë, janë shpeshtuar ndezjet e pyjeve në Kosovë, transmeton Reporteri.net.


    Ekipet zjarrfikëse të FSK-së, dje dhe sot janë angazhuar në mbështetje të pushtetit lokale për shuarjen e zjarreve në malet e Llaushës, Rakinicës dhe të fshatit Qubrel, Komuna e Skenderajt dhe në fshatin Vranidoll, Komuna e Prishtinës.

    Në këto operacione është angazhuar Njësia e Task Forcës e FSK-së, me 33 pjesëtarë dhe 7 automjete, të cilët që nga dita e djeshme kanë arritur t’i shuajnë zjarret në pjesën më të mëdha të pyjeve të këtyre anëve.

    Ndërkaq, sot operacioni për shuarjen e zjarreve po vazhdon në fshatrat Llaushë, Qubrel dhe Vranidoll.

    Andaj, bëjmë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos i ndezin mbeturinat dhe djerrinat sepse në këtë mot të thatë lehtë shkaktohen dëme në malet e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!