×
  • Lajme
  • Lajme / Rritja e eksporteve

    Zvicra vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë

    Reporteri
    29 Nëntor 2023 | 22:58

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilit i shprehu mirëseardhje në Kosovë dhe urimet për pozitën e tij të re.

    Gjatë takimit, ata biseduan mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë te mërgata e Kosovës në Zvicër si urë lidhëse në fushën e ekonomisë por edhe të kulturës.

    Kryeministri Kurti theksoi dhe marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve ku Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë, si dhe rritjen e eksporteve direkte për 25%.

    Ai falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës, para e pas luftës, veçanërisht përmes projekteve të ndryshme të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ndryshimet klimatike, shëndetësinë, mirëqeverisjen e forcimin e demokracisë, si dhe për rolin dhe kontributin e trupave të Swisscoy në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

    Ambasadori Sprecher në takim u shoqërua nga zëvendës ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!