×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Zyra e Kurtit blen televizor 1 mijë Euro

    Reporteri
    30 Shtator 2022 | 20:45

    Rreth 1 mijë euro i ka kushtuar blerja e një televizori Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kështu është bërë e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen e e-Prokurimit.

    Në dosjen e tenderit janë përshkruar edhe karakteristikat që duhet t’i ketë ky televizor.

    “Furnizim me TV- Paramasat: 75’ (190.5cm); Rezolucioni: 4K Ultra HD(3840*2160); Smart Tv (Tizen 5.0); -Frekuenca :2000 Hz PQI: Marrësi: DVB T2/C/ S2; Dimming, HDR 10+3HDMI 1*USB, Opticat; Zëri 20W, Wi-Fi Crystal Procesor 4K”, thuhet në dosje.

    Furnizimin me këtë tv do ta kryej kompania “Eor Group SH.P.K.

    Kontrata është nënshkruar më 29 shtator 2022./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!