×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 20:14

    Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.


    Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë.

    Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar Valdete Idrizi, ish kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës.

    Kujtojmë se PDK është në përfundim të zgjedhjeve nëpër degë dhe në muajin maj pritet të mbahet Konventa e kësaj partie ku do zgjedhen organet e reja drejtuese.

    Kreu aktual Kadri Veseli pritet të marrë dhe një mandat katër vejçar në krye të partisë.

    Kujtojmë se procesi zgjedhor nëpër degë të PDK-së nuk ka kaluar paqësisht në të gjitha komunat.

    Në Skenderaj ka pasur jo pak përplasje mes të ashtuquajturit grupit të Sami Lushtakut në njërën anë dhe Nuredin Lushtakut e Bekim Kamishit që janë përkrahës të kreut të Skenderajt Bekim Jashari.

    Kujtojmë se Sami Lushtaku ditë më parë ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!