×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nesër vjen për vizitë në Prishtinë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 15:32

    Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, siç ka raportuar mbrëmë Gazeta Online “Reporteri.net”, nesër do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë. Vizita është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. 


    Siç ka raportuar Gazeta Online “Reporteri.net” mbrëmë, Ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës në Kosovë do të takojë kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.

    Ndërsa në njoftimin e Ambasadës bëhet e ditur se përveç saj, takime do të ketë edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

    “Ministri i Jashtëm Federal Maas planifikon të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë më 22.04.2021. Në kuadër të vizitës së tij ai do të zhvillojë biseda me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Pikërëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!