×
  • Lajme
  • Lajme

    ZYRTARE: Në 30 vitet e ardhshme vetëm 5 milionë serbë, 4 milionë më pak

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 15:38

    “Murtaja e Bardhë” përkatësisht rënia e natalitetit është problem në rritje i shumë vendeve të botës, por edhe problem jashtëzakonisht i madh për Serbinë, shkruajnë sot mediat serbe, transmeton Reporteri.net.


    Vitin e kaluar, në Serbi kanë lindur vetëm 63.958 foshnje, që është numri më i vogël i të porsalindurve që kur bëhet regjistrimi i të dhënave. Të dhënat e Entit Statistikor të Serbisë,  tregojnë se vitin e kaluar numri i serbëve është zvogëluar për 38.138, sepse më shumë kishte vdekje sesa lindje.

    “Gjatë vitit 2018 kanë lindur 63.958 foshnje, 936 më pak sesa në vitin 2017 dhe 2016. Që kur evidentohen statistikat kurrë në Serbi nuk kanë lindur kaq pak fëmijë. Nga ana tjetër kanë vdekur 102.096 njerëz, që do të thotë se numri i banorëve gjatë vitit të kaluar, është zvogëluar për 38.138. Në histori, vetëm në vitin 2017 rritja negative ishte më e lartë”, thuhet në njoftimin e Entit Statistikor.

    Një hartë e re është publikuar së fundi duke konfirmuar trendin shqetësues. Përkatësisht, kjo hartë tregon se si do të ndryshojë popullata e vendeve evropiane deri në vitin 2050. Me ngjyrë të gjelbër janë paraqitur vendet ku parashikohet që numri i banorëve do të rritet, derisa me ngjyrë të kuqe janë paraqitur vendet ku parashikohet të ketë rënie të natalitetit.

    Disa vende skandinave, si dhe vendet me numër të madh të emigrantëve, si Britania e Mashe, Franca, Holanda, Austria do të kenë rritje të popullsisë. Mes tyre është edhe Kosova. Megjithatë shumë vende të rajonit, përfshirë edhe Serbinë do të shënojnë rënie.

    Ky hulumtim parasheh që Serbia deri në vitin 2050 do të humbasë 33.22 përqind të popullsisë, përkatësisht do të ketë 3 milionë serbë më pak. Përkatësisht hulumtimi parasheh që nga rreth 9 milionë banorë serbë, ky numër do të bie në 5 milionë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!