×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Qeveria e Kosovës jep 20 mijë euro për katedralen e djegur në Paris

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 12:24

    Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që të ndajë 20 mijë euro në mënyrë simbolike për katedralen “Notre Dame”, e djegur para disa ditësh.


    Më herët Reporteri.net shkruajti se shuma e ndarë është 20 mijë euro, e cila shumë u konfirmua në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë.

    Ndarjen e kësaj shume e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e cila për Reporteri.net tha shkurt se “po, mori vendim Qeveria: u ndanë”.

    Sidoqoftë, ky vendim i Qeverisë, të cilin e paralajmëroi dje Haradinaj, u kritikua mjaft shumë, duke u cilësuar i panevojshëm. Mirëpo, kryeqeveritari kërkoi konsideratë pasi, sipas tij, kjo shumë është simbolike meqë Franca ka ndihmuar shtetin e Kosovës.

    Ndërkohë dje, Qeveria e Ramës ndau për Francën 100 mijë euro ndihmë për renovimin e katedrales së famshme të Parisit, “Notre Dame”.

    Ndryshe, për renovimin e kësaj katedraleje dje presidenti francez, Emannuel Macron, tha se nevojiten 5 vjet. Për të deri tani janë dhuruar mbi 1 miliard euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!