×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Serbia ka humbur 170 milionë euro nga taksa

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 8:45

    Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka zbuluar se sa është humbja e shtetit të Serbisë dhe Bosnjës gjatë kësaj periudhe prej kur është vendosur taksa prej 100 përqind ndaj produkteve të tyre.

    I ftuar në “Sytë 7” në Klan Kosova, Stavileci u shpreh se vendi fqinj që nga nëntori nuk ka shitur produkte në Kosovë në vlerë prej rreth 170 milionë eurosh.

    Këto të dhëna ai i nxori duke u bazuar në atë se sa ka importuar Kosova në të kaluarën, si dhe mes tjerash ka folur edhe për atë se çfarë po bën dogana për të luftuar kontrabandën, duke e vënë në pah se malli refuz është pak më problematik për t’u menaxhuar.

    Stavileci po ashtu ka lavdëruar institucionin të cilin e përfaqëson, duke u shprehur se brenda 20 vjetëve dogana ka sjellë me miliarda të hyra për shtetin e Kosovës dhe se ky institucion ka rritje progresive çdo vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!