Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS) rreth 1.2 milionë persona vuajnë nga Covid i zgjatur. Kjo përfshin vetëm 2% të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas ONS, rreth një e treta (35%) kishin simptoma për të paktën një vit pas infektimit me Covid.
Simptomat ndikuan negativisht në aktivitetet e përditshme në rreth dy të tretat e tyre.
Simptomat përfshijnë:
lodhje (55%)
gulçim (39%)
humbje e nuhatjes (33%)
vështirësi në përqendrim (30%)
Studimi zbuloi se “Covid i zgjatur” ishte më i zakonshëm në mesin e personave të moshës 35 deri në 69 vjeç, femrave, personave që jetojnë në zona më të privuara, atyre që punojnë në kujdes shëndetësor ose social dhe personave që kishin sëmundje të tjera.
ONS vuri në dukje gjithashtu se në krahasim me sondazhin e muajit të kaluar, “Covid i zgjatur” ishte më i zakonshëm tek të rinjtë moshës 12 deri në 16 vjeç ose nga 17 deri në 24 vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.