×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    21 Mars, Dita Botërore e Sindromës Down

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 10:23

    Këtë vit, 21 marsi shënon përvjetorin e Ditës Botërore të Sindromës Down, përcjell Reporteri.net.

    Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Në këtë ditë, organizmat që punojnë për këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sindromën Down.

    Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21, është e lidhur me një vonesë në aftësitë njohëse dhe rritjen fizike, të cilat i bashkangjiten edhe disa karakteristikave të fytyrës.

    Mesatarja e inteligjencës së personave me këtë sindromë është rreth 50, krahasuar me një mesatare të koeficientit të inteligjencës 100 te fëmijët normalë. Shfaqja e sindromës Dawn është vlerësuar 4.6 për 10.000 lindje dhe është hasur te të gjitha popullatat.

    Sindroma Down u përcaktua fillimisht si çrregullim kromozomik në vitin 1959 nga një pediatër dhe gjenetist francez, Jérôme Lejeune.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!