×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    3 skenarët e mundshëm për origjinën e variantit Omicron

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 15:40

    Ndërsa varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në mbarë botën,  shkencëtaret kanë publikuar 3 skenarë të mundshëm për origjinën e variantit të ri, sipas “Science”

    1) Varianti mund të ketë qarkulluar për një kohë të gjatë (ndoshta që nga viti 2020) mes një popullate me më pak mbikëqyrje epidemiologjike. Varianti nuk u kap nga “radari” i shkencëtarëve, dhe prandaj u përhap pa u vënë re.

    2) Skenari i dytë është se Omicron e ka origjinën nga një pacient me HIV ose një mungesë tjetër imunologjike. Kjo pasi virusi mund të përsëritet për disa javë te njerëzit me sistem imunitar të dobët.

    3) Varianti mund të ishte fshehur te një kafshë dhe më pas ka kaluar te njerëzit.

    Komuniteti shkencor është i bindur se “Omicron” nuk ka ardhur nga asnjë nga variantet e mëparshme, si Alpha dhe Delta. Përkundrazi, duket se ka evoluar paralelisht me ta dhe në “errësirë”. Ai është aq i ndryshëm nga gjenomet e varianteve të tjera, saqë është shumë e vështirë të zbulosh nëse ka evoluar nga ndonjë variant i mëparshëm, sipas virologes Emma Hodcroft nga Universiteti i  Bernës.

    Me fjalë të tjera, varianti mund të jetë fshehur për një vit. Virologu kryesor gjerman Christian Drosten i Spitalit Universitar Charite në Berlin e konsideron skenarin e parë më të mundshëm.

    “Omicron nuk evoluoi në vendin e Afrikës së Jugut ku bëhen shumë analiza gjenetike, por gjetkë në Afrikën e Jugut gjatë epidemisë së dimrit,” tha ai. Shkencëtarë të tjerë, si Andrew Rambo i Universitetit të Edinburgut në Skoci, nuk besojnë te mundësia që Omicron të ketë qëndruar i fshehur te një grup njerëzish për një kohë kaq të gjatë.

    Prandaj, Rebo dhe të tjerët argumentojnë se “Omicron” ka shumë të ngjarë të jetë “krijuar” nga një pacient i infektuar me Covid, i cili në të njëjtën kohë kishte një sistem imunitar të dobët për shkak të ilaçeve që ka marrë , për shembull tek dikush i infektuar me HIV.

    Megjithatë, Dosten beson se përvoja e deritanishme me infeksionet kronike nga gripi dhe viruse të tjera te pacientët me imunitet të kompromentuar nuk e mbështet këtë hipotezë për shfaqjen e “Omicron”.

    Disa shkencëtarë të tjerë preferojnë skenarin e tretë: që Omicron ka kaluar nga  kafshët te njerëzit. Sipas, Christian Andersen, profesor i imunologjisë dhe mikrobiologjisë në Institutin Kërkimor Scripps në Shtetet e Bashkuara, “gjenomi i Omicron është kaq i çuditshëm”, pasi ka një sërë mutacionesh, shumë prej të cilave nuk janë gjetur në asnjë variant të mëparshëm të koronavirusit./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!