×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Alabama trondit me vendimin për embrionet e ngrira, pasoja edhe në IVF

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 10:53

    Në një prej vendimeve më të rëndësishme, Gjykata Supreme në Alabama ka thënë se embrionet e ngrira janë fëmijë dhe ata që i shkatërrojnë do të mbahen përgjegjës për vdekje të pavullnetshme, raporton CNN.

    Ky vendim ka kthyer vëmendjen kombëtare te pyetja se kur nis jeta dhe përkrahësit e të drejtave të riprodhimit thonë se mund të ketë pasoja në trajtimet e infertilitetit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kritikët thonë se vendimi mund të ketë pasoja kombëtare sepse shtetet tjera do të bëjnë përpjekje që embrionet t’i definojnë si njerëz. Tashmë një grup fetar ka përdorur vendimin e Alabamas në një rast për të drejtat e abortit në Florida.

    Vendimi i Supremes në Alabama është marrë nga dy padi të nisura nga tre palë prind, të cilët patën fertilizimin in vitro (IVF) me qëllim që të kenë fëmijë, mirëpo më pas vendosën që të ngrihen embrionet.

    Prindërit pretendojnë se në dhjetor të vitit 2020, një pacient në spitalin ku po ruheshin embrionet e ngrira, ka hyrë në klinikën e fertilitetit dhe ka hequr disa embrione nga frigoriferi ku po ruheshin. Ai kishte pësuar lëndime nga temperaturat jashtëzakonisht të ulëta dhe kështu ka hedhur përtokë embrionet.

    Prindërit e kanë akuzuar për vdekje të pavullnetshme, por gjykata rrëzoi pretendimet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!