×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Bëhet thirrje për vaksinim kundër HPV-së, për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 12:24

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vaksinim kundër HPV-së për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve tjera.

    “Vaksinohuni kundër HPV-së për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera serioze. Merrni vaksinën kundër HPV-së për të mbrojtur shëndetin tuaj. Ruani veten dhe shoqërinë tuaj nga sëmundjet e shkaktuara nga HPV-ja!”, thuhet në njoftim.

    IKPSHK këtë thirrje e ka bërë në një bashkëbisedim me prindër dhe mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë.

    “Gjatë këtij diskutimi të hapur, përfaqësues nga IKSHPK, Zyra e OBSh-së në Kosovë dhe profesionistë shëndetësor nga komuna e Mitrovicës, shpjeguan para prindërve rreziqet nga infeksioni me Virusin Human Papillom dhe përfitimet e drejtpërdrejta nga vaksina HPV në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera. Me prindërit janë ndarë informacione të rëndësishme me qëllim për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë pse vaksinimi është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre”, ka njoftuar IKPSHK.

    Vaksina HPV ka filluar të aplikohet në Kosovë për vajzat e klasave të gjashta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!