×
  • Raporto
  • Mjekësi

    Çfarë i ndodh organizmit nëse i hani dy banane në ditë

    Reporteri
    27 Nëntor 2025 | 9:10

    Banania është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokalltë të marra së bashku.

    Përfitimet e këtij fruti janë të shumta për trupin.

    Banania është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6.

    Ato i bëjnë njeriut vetëm mirë, megjithatë banania nuk është për të gjithë, sidomos për njerëzit me sëmundje të caktuara.

    Çfarë përfitoni nëse hani 2 banane në ditë?

    Nëse ju konsumoni 2 banane në ditë do të merrni përfitimet e mëposhtme:

    210 Kalori

    900 mg Kalium (24% DRD)

    54 g Karbohidrate (18% DRD )

    2 g Fibër (24% DRD)

    28 g Sheqer

    6 g Proteinë (4% DRD))

    2% Vitaminë A

    34% Vitaminë C

    2% Hekur

    40% Vitaminë B6

    16% Magnez

    Çfarë ndodh nëse hani 2 banane në ditë?

    Ekspertët thonë se konsumi i dy bananeve në ditë do të furnizojë trupin me 900 mg kalium, që i bën mirë zemrës dhe mirëmban tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme.

    Sipas tyre, balancat mes kripës dhe kaliumit janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut.

    Nivelet e larta të vitaminës C që përfitoni nga ngrënia e dy bananeve në ditë, do të fuqizojnë sistemin imunitar dhe minimizojnë rrezikun e sëmundjeve.

    Banania është një frutë shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve.

    Bananet përmbajnë fibër por edhe sheqer. Pavarësisht nivelit të lartë të këtij të fundit, fibra do të balancojë përthithjen e tij në organizëm.

    Ekspertët thonë se ngrënia e dy bananeve në ditë është një mënyrë shumë e mirë për tu kujdesur për zemrën.

    Megjithatë, kjo sasi nuk është e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Ka njerëz që shqetësohen se duke ngrënë shumë banane mund ta teprojnë në dëm të shëndetit, sidomos në aspektin e kaliumit.

    Megjithatë, duhet të dini që për të arritur nivelet e rrezikshme të kaliumit, ekspertët thonë se duhet të hani 400 banane në ditë, dhe kjo është krejt e pamundur. /agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!