×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Çfarë rreziku shkaktojnë ushtrimet e shoqëruara me ushqim të pashëndetshëm

    Reporteri
    28 Shtator 2023 | 18:08

    Studiuesit kanë ardhur në përfundim se ushtrimet e shoqëruara me ushqim të pashëndetshëm mund të shkaktojnë dhjamosje të organeve të brendshme të turpit.

    Dhjami i cili mund të krijohet përreth organeve është më i rrezikshëm se sa shtresa e jashtme e tij, që mund të shihet. Ky është një paralajmërim që ka dhënë doktori Colin Carriker, profesor në High Point University në Karolinën e Veriut, shkruan CNN.

    Një grumbullim i yndyrës brenda trupit nga ngrënia e ushqimeve të përpunuara me sheqer, kripë dhe karbohidrate, sipas tij, përbën rrezik po aq sa mbipesha, raporton CNN.

    Për shembull, sasia e lartë e yndyrës së thellë që mund të qarkullojë në të gjithë trupin, mund të bëjë që arteriet të ngurtësohen dhe të ngushtohen, një sëmundje kjo e njohur si atherosclerosis.

    Ky bllokim ndalon rrjedhjen e gjakut në pjesën tjetër të indeve të trupit dhe rrit rrezikun për një atak në zemër dhe goditje në tru.

    Ka gjithashtu një rrezik në rritje për vdekje të parakohshme nëse dikush bën ushtrime fizike, por nuk ha ushqim të shëndetshëm.

    Në një nga studimet më të mëdha për të parë efektet e aktivitetit fizik dhe cilësisë së ushqimit, studiuesit zbuluan se ata që ushtronin rregullisht, por hanin çdo gjë që dëshironin, ishin në rrezik më të madh të vdekshmërisë krahasuar me njerëzit që ushtronin dhe bënin zgjedhje të shëndetshme të ushqimit.

    Nëse një person kërkon të humbë peshë, çelësi është të djegë kalori më shumë se që konsumon ushqime.

    Por ngrënia rregullisht e ushqimeve me kalori të larta mund ta bëjë këtë një sfidë të vështirë.
    “Ju po konsumoni kalori dhe do t’ju duhet të bëni shumë më tepër ushtrime sesa një person mund të bëj për një kohë më të gjatë”, ka thënë profesori Colin Carriker, profesor në High Point University në Karolinën e Veriut.

    Dietistja e akademisë “Dietetics”, Grace Derocha, ka thënë se ushqimet e përpunuara dhe pijet e sheqerosura janë të mbushura me kalori boshe.

    Sipas saj ushqimet e përpunuara si lëngjet dhe ëmbëlsirat kanë pak ose aspak lëndë ushqyese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!