×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Çka i ndodh organizmit nëse pini shumë ujë

    Reporteri
    01 Tetor 2024 | 19:30

    Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë një shishe ujë me vete kudo që shkojnë dhe kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar.

    Uji ndihmon të transportojmë lëndët ushqyese të trupit, të krijojmë pështymë, të ruajmë temperaturën e trupit dhe shumë më shumë se kaq.

    Sidoqoftë, pirja e tepërt (më shumë se një litër në orë) në fakt mund të krijojë probleme shëndetësore, shkruan “Bright Side”. Ja efektet negative që mund të ketë ai:

    Ënjtje e këmbëve dhe duarve

    Kur pini një sasi të madhe uji, ai së bashku me ushqimin e kripur mund të shkaktojë edemën (një gjendje që prek trurin). Kjo ndodh kur nivelet e natriumit në trupin tonë janë shumë të larta dhe uji i pijshëm mund të shkaktojë ënjtje. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me duart.

    Në fazat e mëvonshme, edema gjithashtu mund të shkaktojë një mosfunksionim në sistemin nervor qendror.

    U krijohen ngërçe në muskuj

    Që muskujt dhe rrahjet e zemrës të funksionojnë normalisht na duhen elektrolite. Uji i tepërt ul numrin e elektroliteve në trupin tonë. Kur këto nivele janë të ulëta, mund të përjetojmë ngërçe të muskujve.

    Dhimbje koke dhe përgjumje

    Një nga shenjat më të zakonshme që mund të përjetoni nëse konsumoni më shumë ujë seç keni nevojë, është dhimbje koke. Gjithashtu, mund të ndiheni të hutuar dhe të çorientuar.

    Disa simptoma më serioze mund të jenë shikimi i dyfishtë, vështirësi në frymëmarrje, rritje e presionit të gjakut dhe përgjumje./agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!