×
  • Raporto
  • Mjekësi

    Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar

    Reporteri
    06 Tetor 2025 | 12:04

    Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”.

    Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin nga vetë-dëmtimi, duke parandalur që ai të sulmojë indet e shëndetshme të vetë organizmit.

    Zbulimet e këtyre tre studiuesve kanë ndihmuar në sqarimin e mekanizmave themelorë që qëndrojnë pas sëmundjeve autoimune, si dhe kanë hapur rrugën për zhvillimin e terapive të reja në trajtimin e këtyre sëmundjeve.

    Ky çmim shënon hapjen zyrtare të javës së Çmimeve Nobel 2025. Në ditët në vijim do të shpallen edhe fituesit në kategoritë: Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!