×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    “Delta Plus” varianti i ri i COVID-it, krejt çka dihet për të

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 11:07

    Një formë e re e mutacionit të COVID-19 që disa po e quajnë “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se “Delta” e zakonshme, thonë tani ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar.

    Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar e ka zhvendosur variantin “Delta Plus” në kategorinë “variant nën hetim”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas shkencëtarëve, nuk ka ende asnjë provë që ky mutacion i virusit mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë dhe ata janë shprehur të bindur se vaksinat ekzistuese duhet ende të funksionojnë mirë për të mbrojtur njerëzit.

    Agjenia e lajmeve “BBC” shkruan se edhe pse “Delta e rregullt” ende përbën shumicën e infeksioneve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e “Delta Plus” janë në rritje.

    Sipas tyre, të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6% e rasteve me COVID janë të këtij lloji.

    Ka mijëra lloje të ndryshme, ose variante, të COVID-it që po qarkullojnë në të gjithë botën. Viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është për t’u habitur të shohim versione të reja, thonë shkencëtarët.

    Mbretëria e Bashkuar tashmë po ofron doza përforcuese të vaksinës anti-COVID për njerëzit me rrezik më të lartë, për t’u siguruar që ata të kenë mbrojtjen më të plotë kundër koronavirusit, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Nuk ka asnjë sugjerim që do të nevojitet një përditësim i ri i vaksinës për t’u mbrojtur kundër ndonjë prej varianteve ekzistuese të virusit pandemik.

    Jenny Harries, Shef Ekzekutiv në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë: “Këshillat e shëndetit publik janë të njëjta për të gjitha variantet aktuale. Vaksinohuni dhe, për ata që kualifikohen, paraqituni për dozën tuaj të tretë ose përforcuese sa më shpejt që të thirreni.

    “Vazhdoni të tregoni kujdes. Vishni një maskë në hapësira të mbushura me njerëz dhe, kur takoheni me njerëz brenda, hapni dritaret dhe dyert për të ajrosur dhomën. Nëse keni simptoma bëni një test PCR dhe izolohuni në shtëpi derisa të merrni një rezultat negative”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!