×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Disa zakone të mëngjesit për ta ulur nivelin e yndyrës në gjak

    Reporteri
    29 Korrik 2024 | 20:21

    Ndërkohë që shumë persona mund të kenë problem me nivelin e lartë të yndyrës së pashëndetshme në gjak, ka disa mënyra për ta ulur atë.

    India.com ka shkruar se një ndër mënyrat më të mira për ta ulur nivelin e kolesterolit në gjak është konsumimi i farave të lirit. Ato mund të shtohen në një gotë me ujë, jogurt, apo mbi ushqime si sallata.

    Konsumimi i çajit të gjelbër, është një tjetër mënyrë natyrale për uljen e nivelin të yndyrës së tepërt në gjak. Këshillohet që ky çaj të konsumohet në mëngjes në mënyrë që të bëj efektin e duhur.

    Duhet të konsumohet mëngjes me ushqime që përmbajnë vlera ushqyese në mënyrë që të mos rritet yndyra. Është e këshillueshme që të konsumohen ushqime si avokado e vezë të shoqëruara me pemë dhe perime të tjera.

    Niveli i yndyrës së pashëndetshme në gjak bie atëherë kur bëhen edhe ushtrime si joga në mëngjes, sepse këto ushtrime i japin trupit energji duke mos lejuar grumbullimin e yndyrës në trup.

    Ecja gjithashtu mund të ndihmojë për ta ulur kolesterolin. Ndihmon në djegien e kalorive dhe dhjamit.

    Konsumimi i ushqimeve me proteina ndihmon po ashtu, sepse këto vlera ushqyese të mbajnë të ngopur më gjatë.

    Po ashtu konsumimi i sheqerit rrit nivelin e tri glicerideve, gjë që ndikon tek kolesteroli. Sa më pak sheqerna të konsumohen në mëngjes aq më mirë për organizmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!