×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Për herë të parë diskutohet për dozën e katërt të vaksinës anti-COVID

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 13:17

    Në një deklaratë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se disa njerëz me imunosupresion ( një aftësi e dëmtuar e sistemit imunitar për të luftuar infeksionin ose sëmundje të tjera), të moshës 18 vjeç e lart, mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës Covid-19.

    “Personat me imunosupresion që kanë bërë vaksinën Pfizer ose Moderna, mund të jenë në gjendje të bëjnë një dozë të katërt”, thuhet në njoftimin përkatës, siç shkruan faqja “Axios” .

    Në komunikatë thuhet se njerëzit mbi 18 vjeç, të cilët kanë “imunosupresion mesatar ose të rëndë” dhe kanë marrë tre doza të vaksinës mRNA, mund të marrin një dozë të katërt: vaksinat Pfizer dhe Moderna ose vaksinën Johnson & Johnson, raporton oranews.

    Doza e katërt duhet të jepet të paktën gjashtë muaj pas dozës së tretë përforcuese të vaksinave Pfizer ose Moderna, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!