×
  • Lajme
  • Raporto
  • Mjekësi

    HIV vazhdon përhapjen, 1.3 mln raste të reja në 2024

    Reporteri
    19 Korrik 2025 | 17:11

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka tërhequr vëmendjen se HIV/AIDS mbetet ende një sfidë madhore për shëndetin publik në nivel global.

    Të dhënat më të fundit tregojnë se transmetimi i virusit vijon në mbarë botën, me 1.3 milionë raste të reja të regjistruara në vitin 2024, ndërsa rreth 630 mijë persona humbën jetën nga shkaqe të lidhura me HIV-in.

    Që nga fillimi i epidemisë, vlerësohet se 44.1 milionë persona në mbarë botën kanë humbur jetën si pasojë e HIV/AIDS-it. Aktualisht, rreth 40.8 milionë njerëz jetojnë me HIV, 65% e të cilëve ndodhen në Rajonin Afrikan të OBSh-së.

    Sipas raportit, 87% e personave që jetojnë me HIV janë të vetëdijshëm për statusin e tyre, ndërsa 77% prej tyre po marrin terapi antiretrovirale.

    Ekspertët theksojnë se ende nuk ka një kurë për HIV-in, por falë masave efektive të parandalimit, diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit, kjo sëmundje është shndërruar në një gjendje kronike të menaxhueshme. Kjo u mundëson individëve që jetojnë me HIV të kenë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

    Objektivi i ekspertëve dhe komunitetit ndërkombëtar mbetet dhënia fund e epidemisë së HIV-it deri në vitin 2030.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!